Kush është "xha Bimi" i Belshit, personi që hipi në karrocë Monika Kryemadhin!

Shqipëria

Kush është "xha Bimi" i Belshit, personi që hipi në karrocë Monika Kryemadhin!

Më: 20 maj 2017 Në ora: 17:33
Kryesuesja e listës së LSI-së në Elbasan, Monika Kryemadhi

Kryesuesja e listës së LSI-së në Elbasan, Monika Kryemadhi ka hedhur në Facebook paraditen e sotme fotografi me një personazh të dashur të zonës së Belshit. Ai quhet Ibrahim Troka, 54 vjeç, por të gjithë e njohin si "xha Bimi".

Albeu.com ju prezanton me "xha Bimin" e Belshit, një personazh, i cili me punën dhe modestinë e tij është një shembull shumë i mirë për shoqërinë e sotme

"Xha Bimi" është një karrorier me famë në Belsh. Ai nuk ka emigruar ndonjëherë jashtë. Që pas ndryshimit të sistemit zgjidhjen e gjeti tek kali dhe karroca. Punon që prej moshës 20-vjeçare me karrocë dhe ky është viti i 34. Punon nga mëngjesi deri në mbrëmje pa pushim duke çuar porositë e belshakëve në shtëpitë e tyre. Dikujt i duhet të transportojë disa thasë, dikush tjetër pak rërë apo zhavorr, një tjetër mund të ketë nevojë për një mjet transporti për të çuar në shtëpi një lavatriçe apo frigorifer të sapo blerë, zgjidhja është aty. Ai është "xha Bimi". 

Por, "Xha Bimi" nuk përdor kurrë telefon. Atë mund ta gjesh teksa vërtitet nëpër Belsh duke çuar porosi. "Xha Bimi" është njeri pa fjalë. 

"Xha Bimi" karrocier, por mjaft kthjellët në mendësi. 

Në të ftohtë dhe në të nxehtë e gjen në "majë të karrocës". Thonë se "xha Bimi" nuk i "fut hundët" asnjëherë në punët e të tjerëve. "Xha Bimi" është shumë besnik edhe ndaj kuajve të tij. Punon prej 34 vitesh me karrocë, por ka ndërruar vetëm katër kuaj. "Xha Bimi" është mjaft korrekt në porosi. Kjo e ka bërë mjaft të dashur në zonë. Të gjithë e përshëndesin dhe respektojnë në rrugë. "Xha Bimi" është karrocier, por ai jeton shumë mirë. Ka një vilë tre katëshe shumë të bukur në një zonë të lakmuar të Belshit.  "E ka bërë me djersë. Bravo i qoftë!", thonë të gjithë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat