Pas Arsimit, dalin edhe emrat paraprakë të PD-së për tre ministri të tjera

Shqipëria

Pas Arsimit, dalin edhe emrat paraprakë të PD-së për tre ministri të tjera

Më: 20 maj 2017 Në ora: 18:46
Basha PD

Ditën e djeshme në media kanë qarkulluar emrat për ministrin e parë të propozuar nga PD-ja.

Bëhet fjalë për emrin që do të zëvendësojë Lindita Nikollën në krye të Ministrisë së Arsimit.

Dy emrat më të përfolur kanë qenë Artan Fuga dhe Mark Marku.

Ndërkohë, sot kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat për Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Brendshme dhe atë të Drejtësisë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, PD raportohet se ka propozuar emrin e ish-zv.drejtorit të ISKSH-së dhe student i rrjetit “Lead Albania”, Qamil Dika.

Si ministër i Brendshëm pritet të propozohet Fatmir Hamuli, ose Ivzi Biçaku.

Në Ministrinë e Drejtësisë qarkullon emri i Besnik Kastratit.

Ndërkohë, për momentin nuk ka asnjë emër për Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe zv.kryeministrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat