Balla: Shumë i gëzuar që zgjedhjet janë ditën e Bajramit! Arsyeja që jep

Shqipëria

Balla: Shumë i gëzuar që zgjedhjet janë ditën e Bajramit! Arsyeja që jep

Më: 20 maj 2017 Në ora: 18:52
Taulant Balla

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit, socialisti Taulant Balla, është shprehur gjatë një takimi me votuesit për herë të parë në lidhje me situatën politike në vend pas arritjes së marrëveshjes PS-PD.

Ai ka prekur edhe ditën e zgjedhjeve, 25 qershorit, që përkon me Bajramin e Madh, festën e besimtarëve myslimanë që përmbyll muajin e Ramazanit.

Kjo datë ka ngjallur debat pasi myslimanët e kanë kundërshtuar, ndërsa për Taulant Ballën, duhet të konsiderohet një ditë që ofron dy festa.

 “Kishim disa lojtarë të mbyllur në çadër, nuk e di a do të jenë të përgatitur për një betejë siç ju ka hije. Gatishmëria jonë ishte për t’u dhënë atyre mundësinë që të shkojnë në zgjedhje, megjithëse kërkesat e tyre ishin qesharake, tre muaj në çadër për të kërkuar shtyrjen për 1 javë të zgjedhjeve. Unë jam shumë i gëzuar që ka qëlluar që dita e zgjedhjeve është ditë Bajrami dhe për ne besimtarët që e festojmë dhe të gjithë shqiptarët le të jenë dy festa në një ditë, edhe festa e Bajramit të Madh edhe  festa e fitores së madhe të PS”, u shpreh Balla. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat