Rama zhvillon takim urgjent me gjithë kandidatët për deputetë

Shqipëria

Rama zhvillon takim urgjent me gjithë kandidatët për deputetë

Më: 20 maj 2017 Në ora: 19:42
Mbledhja e PS

Një javë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur sot në një takim urgjent të gjithë kandidatët për deputetë të kësaj partie.

Mësohet se qëllimi i takimit lidhet me koordinnimin dhe shpërndarjen e detyrave për fushatën elektorale.

Situata politike në vend duket më e qetë pas arritjes së marrëveshjes së arritur me Ramës dhe Bashës, në bazë të së cilës opozita do të ketë përfaqësim ministror në nivel teknik në të paktën 6 institucione, si dhe postin e zv. kryeministrit.

Partitë politike kanë ndezur motorrët për të shkuar në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen një javë me vonë nga data e dekretuar nga Presidenti. Qytetarët shqiptarë do të shprehin vullnetin e tyre në datën 25 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat