Monika Kryemadhi tregon PROVAT: I kam bërë "Block" Ramës dhe Metës

Shqipëria

Monika Kryemadhi tregon PROVAT: I kam bërë "Block" Ramës dhe Metës

Më: 20 maj 2017 Në ora: 22:21
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka zbuluar se nuk komunikon me kryeministrin Edi Rama përmes telefonit apo rrjeteve sociale, madje ajo thotë se i ka bllokuar thirrjet e tij.

Për këtë fakt është njohur dhe vetë kreu i qeverisë, të cilin e ka vënë në dijeni Ermal Mamaqi, që këtë mbrëmje pati të ftuar në emisionin e tij, zëvendëskryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

“I thash Ramës të ka bërë block monika, më tha: do i thuash Monës që tani që mora vesh që më ke bërë block tani e kuptova pse ka rënë Facebook-u im në qetësi dhe nuk bën më zhurmë”, u shpreh Ermal Mamaqi.

Kryemadhi e konfirmoi këtë fakt duke treguar telefonin e saj, ku numri i kryeministrit figuronte “block”.

“Që të çojë SMS ty, Rama duhet të flasë nëpërmjet Metës?” – e pyet Mamaqi. Këtu, zonja Kryemadhi zbuloi se në fakt, i ka bërë block edhe vetë bashkëshortit të saj, ilir Metës.

“Jo as me atë jo se edhe atij i kam bërë block. Unë komunikoj me Metën nëpërmjet Petrit Vasilit që është kreu i LSI-së. Meta president mund të jetë po kryetar i partisë time nuk është”, u shpreh Kryemadhi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat