Shukri Xhelili kërkon lirinë në gjykatë: Më goditi krimi dhe politika

Shqipëria

Shukri Xhelili kërkon lirinë në gjykatë: Më goditi krimi dhe politika

Më: 21 maj 2017 Në ora: 09:54
Ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili

Kur i kanë mbetur më pak se 4 muaj për të shlyer dënimin e dhënë nga krimet e rënda ish kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë.

Xhelili ka paraqitur një kërkesë pranë kolegjit penal pak ditë më parë, me anë të së cilës ai kërkon pafajësi dhe shfuqizimin e dënimit me 1 vit e 8  muaj burg dhënë ndaj tij.

 Në kërkesën drejtuar kolegjit Xhelili shkruan se “E gjitha kauza ndaj meje si njeri i pamoralshëm, i korruptuar u ngrit për të më goditur politikisht nga segmente të krimit dhe politikës në Tiranë”.

Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet në kolegj brenda këtij sesioni dhe relator i çështjes është caktuar gjyqtari Tom Ndreca.

Xhelili u dënua fillimisht me akuzën e korrupsionit por apeli i krimeve e ndryshoi akuzën duke rrëzuar korrupsionin dhe lënë në fuqi një dënim me 1.8 vite burg për marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën mbetur në tentativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat