Dy aksidente të frikshme nga shpejtësia dhe lagështira...shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Shqipëria

Dy aksidente të frikshme nga shpejtësia dhe lagështira...shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Më: 21 maj 2017 Në ora: 16:39
Policia rrugore

Shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor dhe lagështira në rrugë si pasojë e motit të keq që preku këtë të djelë Shqipërinë, ka shkaktuar dy aksidente, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Aksidenti i parë u shënuar në rreth-rrotullimin e Çermës në Lushnje. Një makinë doli nga rruga dhe përfundoi e bllokuar në mes të një kanali anësor. 

Ndërkohë në Mushqetë të Tiranës, një automjet është dëmtuar edhe më rëndë. 

Makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur duke u përplasur me një pemë. 

Fatmirësisht në të dyja rastet dëmet kanë qenë vetëm materiale, dhe me pasoja mjaft të lehta në personat që udhëtonin me makinat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat