Seanca e jashtëzakonshme, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Shqipëria

Seanca e jashtëzakonshme, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Më: 22 maj 2017 Në ora: 07:32
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i është përgjigjur kërkesës së kreut të qeverisë, Edi Rama, për sa i përket një mbledhjeje të jashtëzakonshme.

Mbledhja do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00 dhe gjatë saj do të votohen ministrat teknikë, komisionet Ad Hoc të Vettingut, si dhe zgjedhja e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Fillimisht pritet që pasditen e sotme të votohet për dekretet e Presidentit për lirimin dhe emërimin e zv/kryeministrit dhe 6 ministrave teknik.

Ndërkohë më pas do të vazhdohet me votimin e paketës ligjore për sa i përket reformës zgjedhore si dhe anëtarët e opozitës dhe zëvendësit e tyre në komisionet “Ad Hoc”.

Emrat e 6 ministrave, zv.kryeministrit dhe Avokatit të Popullit:

Erinda Ballanca, avokate e Popullit.

Dritan Demiraj, ministër i Brendshëm.

Ledina Mandia, zëvendëskryeministre teknike.

Gazmend Bardhi, ministër i Drejtësisë.

Arben Beqiri, ministër i Shëndetësisë.

Xhuljeta Kërtusha, ministre e Mirëqenies Sociale.

Helda Vukaj, ministre e Financave.

Klemend Zguri, kryetar i KQZ.

Mirela Karabino, ministre e Arsimit dhe e Sportit

Rendi i ditës

Bazuar në urdhrin nr. 42, datë 21.5.2017 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta, rendi i ditës të seancës plenare është si më poshtë vijon:

Hapja e Sesionit të Jashtëzakonshëm të Legjislaturës së VIII –të të Kuvendit të Shqipërisë.

Votimi i Dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të:

– Zëvendëskryeministrit

– ministrit të Punëve të Brendshme

– ministrit  të Arsimit dhe Sportit

– ministrit të Shëndetësisë

– ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

– ministrit të Financave

– ministrit të Drejtësisë

(Kushtetuta, neni 98, votim me shumicë absolute)

Projektvendim “Për një ndryshim të vendimit nr. 12/2017 “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore”(Rregullorja, nenet 55, 73-77votim me shumicë të thjeshtë)
Shqyrtimi dhe miratimi i paketës ligjore propozuar nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore
Projektvendim “Për caktimin e përfaqësuesve të pakicës parlamentare në komisionet Ad Hoc:(Rregullorja, nenet 55, 73-77 votim me shumicë të thjeshtë)

– “Për verifikimin e kandidatëve në institucionet e rivlerësimit, sipas vendimit nr. 41/2017 të Kuvendit të Shqipërisë me 6 anëtarë”

– “Për përzgjedhjen e kandidatëve në institucionet e rivlerësimit, sipas vendimit nr. 45/2017 të Kuvendit të Shqipërisë me 12 anëtarë”

– “Për përzgjedhjen e kandidatëve në institucionet e rivlerësimit, sipas vendimit nr. 46/2017 të Kuvendit të Shqipërisë me 6 anëtarë”

– “Për caktimin e dy anëtarëve zëvendësues të opozitës në Komisionin Ad Hoc për verifikimin e kandidatëve për Institucionet e Rivlerësimit”

Projektvendime “Për lirimin nga detyra të një anëtari të KQZ-së” dhe “Për emërimin e një anëtari të KQZ-së”(Rregullorja, nenet 55, 73-77 votim me shumicë të thjeshtë)
Projektvendime “Për lirimin nga detyra të Kryetarit të KQZ-së” dhe “Për emërimin e Kryetarit të KQZ-së(Rregullorja, nenet 55, 73-77 votim me shumicë të thjeshtë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat