LSI: Marrëveshja Rama – Basha të formalizohet në Kuvend

Shqipëria

LSI: Marrëveshja Rama – Basha të formalizohet në Kuvend

Më: 22 maj 2017 Në ora: 14:37
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, deklaroi se ka kërkuar sot në Komisionin e Ligjeve, zyrtarizimin e paktit Rama - Basha. "Kërkova në komision,- tha ai për mediat, -  respektimin formal të procedurave dhe për ta bërë funksionale marrëveshjen Rama – Basha, duhet që hapat në Kuvend të jenë konform ligjit."

“Në dimensionin ligjor  marrëveshja është arritur në përputhje me atë që ka mbajtur qëndrim LSI-ja prej kohësh, - tha Rama. -. Muaj më parë ne insistuam për nervojën e dialigut mes përfaqësuesve të qeverisë dhe përfaqësuesve të ‘Çadrës’; ne insistuam për zgjedhje me opozitën, se ndryshe do të ishin një farsë

Kujtoni edhe citimin që bëri z. Meta në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së kur tha se ne jemi gati të mbështesim një qeveri besimi dhe ne mbetemi shumë korrekt në angazhimin tonë duke theksuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Nuk ka shqiptar që nuk e di që LSI-ja duke qënë pjesë e qeverisjes, ka rritur gjithë presionin e nevojshëm mbi mazhorancën për zgjedhje me opozitën. E kemi thënë dhe vazhdojmë të jemi serizë për Tryezën e Kompromisit.

Në komision kërkova respektimin formal të procedurave dhe për ta bërë funksionale marrëveshjen, duhet që hapat në Kuvend të jenë konform ligjit.

Ne na vjen mirë që më në fund zgjedhjet nuk do të kthehen në aventurë duke u bërë pa opozitën. Jemi të kënaqur që opozita pranoi të vijë në zgjedhje.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat