A rrezikon të dënohet me 5 vjet burg ish ministri Beqaj? PD denoncon tentativën për blerje vote

Shqipëria

A rrezikon të dënohet me 5 vjet burg ish ministri Beqaj? PD denoncon tentativën për blerje vote

Më: 22 maj 2017 Në ora: 18:51
Ervin Salianji

Parlamenti pritet të miratojë marrëveshjen e arritur në komisionin e ligjeve psak minuta më parë, ku blerja e votës do të sanksionohet si një vepër penale e dënueshme nga një deri në 5 vjet burg.

Po këtë të martë, zyrtari i PD-së Ervin Salianji, i deleguari i demokratëve në qarkun e Dibrës, ka denoncuar ish Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Sipas Salianjit, Beqaj ka ardhur në Dibër për të blerë vota, me paratë e vjedhura. Salianji shton se Beqaj është vënë drejtues i fushatës në Dibër, pa patur asnjë lidhje me këtë qark apo pa njohur aspak problematikën e zonës.

Nëse kjo akuzë që bën PD rezulton të jetë e vërtetë apo të faktohet, ish ministri Beqaj mund të rrezikojë jo pak, por një deri në 5 vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat