Rama tregon "themelin" e paktit me Bashën: PD do hyjë nga ajo derë dhe do të humbë!

Shqipëria

Rama tregon "themelin" e paktit me Bashën: PD do hyjë nga ajo derë dhe do të humbë!

Më: 22 maj 2017 Në ora: 20:30
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka takuar një grup të rinj pranë selisë së PS-së, pak minuta para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të parlamentit, ku pritet të votohen komisionet e vettingut dhe ministrat teknikë të qeverisë.

Kryeministri i është referuar edhe një herë paktit të arritur javën e kaluar me Lulzim Bashën, duke thënë se produkti më i rëndësishëm që doli nga marrëveshja ka qenë plotësimi i dy komisioneve të Vettingut.

Rama ka theksuar se pas paktit, PD do të hyjë nga dera e vettingut, dhe përmes asaj në 25 qershor, do të humbë zgjedhjet.

“Ju keni qenë dëshmitarë që pavarësisht se dukej e pamundur, bëmë të mundur para zgjedhjeve, zhbllokimin e vettingut në kuvendin e Shqipërisë.

Dhe unë ju siguroj se me të njëjtën forcë të papërballueshme në zemër e mendje dhe me të njëjtën këmbëngulje, do të luftojmë dhe do të fitojmë për të rritur punësimin, mirëqënien në Shqipëri.

Vettingu është produkti më i rëndësishëm i marrëveshjes  bërë me opozitën... marrëveshje përmes të cilës opozita u rikthyer në zgjedhje, por nga dera e vettingut. Dhe pas kalimit të asaj dere ajo është e lirë të kalojë në humbjen e 25 qershorit.

Fitorja apo humbja, në këtë rast fitorja e PS dhe humbja e PD-së kanë rëndësi të madhe por ka një rëndësi themelore fakti që falë gadishmërisë tonë për të bërë një marrëveshje që garanton opozitën në zgjedhje por pa shkelur kushtetutën e pa e marrë popullin për hunde e për ta hedhur në korrik e gusht në zgjedhje sepse kështu kishim ca punë, është një fitore për socialistët dhe demokratët.”-tha Rama.

Si asnjëherë më parë, Edi Rama ka deklaruar se ka raste kur politika është diçka e mirë.

“E fundit, sot, natyrisht është një ditë vërtet shumë e gëzuar, një nga ato ditë që provojnë se politika nuk është domosdoshmërisht një e keqe dhe se politika është e mirë kur përdoret për qëllime të mira dhe se përmes saj, mund të realizohen qëllime të mira që njerëzit meritojnë...

Po të mos ishte politika, skishte sot vetting. Ja që politkma është një mjet në duart e njerëzve të zakonshëm për të bërë gjëra që së bashku nuk i bëjmë dot. Sot jemi në një ditë me të drejtë ku mund ta kremtojmë politikën si një forcë për të bërë mirë.”-deklaroi Kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat