Patozi ironizon Bashën: Po deputetët që shesin mandate kryetar, do dënohen përjetësisht?

Shqipëria

Patozi ironizon Bashën: Po deputetët që shesin mandate kryetar, do dënohen përjetësisht?

Më: 22 maj 2017 Në ora: 21:28
Astrit Patozi

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat që është zhvilluar sot paradite është diskutuar sot në lidhje me ndryshimet që pritet të miratohen në seancë pak minuta më pas.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vendosur t’i prezantoj vetë ndryshimet që PD ka propozuar për rritjen e penaliteteve për ata që tentojnë të shesin apo blejnë votën.

Gjatë kohës kur kreu i PD-së, Basha ka shpjeguar ndryshimet është ndërprerë nga deputeti demokrat Astrit Patozi.

Përmes batutës, Patozi i ka kërkuar Bashës shpjegime se sa dënohet një deputet që shet mandatin?

“Kryetar dëgjova që një qytetar që tenton të shes apo të blejë votën dënohet nga 1 deri në 7 vite burg.

Dua të di sa dënohet një deputet që vendos të shes mandatin dhe të kaloj me një forcë tjetër politike i cili ka marrë me mijëra vota?

E them këtë se me këtë logjikë duhet të dënohej me burgim të përjetshëm. Meqë ne dënimin me vdekje nuk e kemi”, ka thënë me batutë Patozi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat