Berisha i bën diagnozën Blushit dhe u rikthen humorin deputetëve: Mos shkatërro dashurinë me xhelozi!

Shqipëria

Berisha i bën diagnozën Blushit dhe u rikthen humorin deputetëve: Mos shkatërro dashurinë me xhelozi!

Më: 22 maj 2017 Në ora: 22:49
Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha

Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha ka folur nga foltorja e Parlamentit në lidhe me marrëveshjen e arritur mes opozitës dhe mazhorancës, por u ndal konkretisht në një replikë për kreun e LIBRA-s, Ben Blushin i cili ironizoi pikërisht ministrat e djathtë në qeveri.

Berisha nuk kurseu notat e humorit ndaj Blushit duke i dhënë kështu edhe një këshillë si mjek, çka risolli humorin e munguar në seancat plenare prej 3 muajsh që opozita ka munguar në Parlament.

"Ishte një marrëveshje që nuk do të kishte asnjë fjalim. Do them vetëm dy fjalë. Jam mjel dhe asnjë s’më ndan mua nga ndjenjat dhe psikologjia. Duke dëgjuar ty konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Xhelozia është sentimeti që lind me dashurinë, i cili pohohet nga frika nga frika se personi i dashuruar preferon dikë tjetër. Këshilla ime pa medikale për ty është kjo. Mos harro asnjëherë. Është e vërtetë që dashuria por xhelozia shkatërron dashurinë. Prandaj me karar se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole", tha Berisha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat