Deputetja e PD-së uron qeverinë e re, ka dhe një mesazh për Ramën

Shqipëria

Deputetja e PD-së uron qeverinë e re, ka dhe një mesazh për Ramën

Më: 22 maj 2017 Në ora: 23:28
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka përshëndetur ministrat e rinj në qeverinë “Rama”, duke bërë kështu që numri i grave në kabinetin qeveritar të rritet edhe me shume.

Por në urimin e saj, Vokshi ka edhe një mesazh me nota ironie ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

“Suksese Zv. Kryeministres, Ministrave te rinj, Kryetarit te KQZ dhe Avokatit te ri te Popullit te votuar ne menyre pothuajse unanime ne Kuvend!! Me vjen mire qe numri I zonjave ne Qeveri me prurjet e reja është rritur edhe me shume. E njejta fryme duhet te percillet edhe ne rirtjen e politikave ne mbeshtetje te grave te cilat pa frike mund te themi qe kane qene te Lena ne harrese ose jane kthyer shpesh ne viktima te kesaj Qeverie!!", shkruan Vokshi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat