Këshilltari i Metës ironizon paktin Rama- Basha: Janë si në fejesë, por…

Shqipëria

Këshilltari i Metës ironizon paktin Rama- Basha: Janë si në fejesë, por…

Më: 23 maj 2017 Në ora: 05:55
Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli e ka ironizuar marrëveshjen Rama-Basha duke e krahasuar atë më një lidhje, e konkretisht me fejesën që sipas tij është fillimi i lidhjes dhe ndodhin gjërat pozitive, por e keqja vjen më pas.

Vangjeli është shprehur se partitë e mëdha janë “edhe duke bashkëjetuar” pasi janë në të njëjtën qeveri.

“Kjo marrëveshje nuk është martesë, por është një fejesë me bashkëjetes dhe në fejesë zakonisht gjërat shkojnë mbarë. Më pas komplikohen dhe shikojmë diferencën. Pra një fejesë që u vendos të bëhët edhe me bashkëjetes, pra palët janë nën një kulm. Më pas do ta shkikojmë”, është shprehur Vangjeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat