Sulmi terrorist në Mançester, PD: Barbaria e terrorizmit cenon jetën e qytetarëve të pafajshëm

Shqipëria

Sulmi terrorist në Mançester, PD: Barbaria e terrorizmit cenon jetën e qytetarëve të pafajshëm

Më: 23 maj 2017 Në ora: 11:13
Partia Demokratike e Shqipërisë

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcë sulmin terrorist të mbrëmshëm në Arenën e Mançesterit, ku gjeten vdekjen 22 njerëz të pafajshëm dhe 59 të tjerë u plagosen.

PD shprehet se ky akt terrorist i shëmtuar dhe brutal është një tjetër shembull se si barbaria e terrorizmit cenon jetën e qytetarëve të pafajshëm në mbarë boten.

Partia Demokratike qëndron sot në krah të popullit të Britanisë së Madhe për të kapërcyer këtë fatkeqësi dhe për të luftuar edhe më ashpër ndaj terrorizmit botëror.

“Mendjet dhe lutjet tona janë sot me familjet e viktimave, dhe solidariteti ynë njerëzor dhe politik me aleatin tonë të çmuar, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe," përfundon deklarata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat