Anestezisti që tentoi vetëvrasjen pas vdekjes së 16-vjeçares niset me urgjencë në Itali

Shqipëria

Anestezisti që tentoi vetëvrasjen pas vdekjes së 16-vjeçares niset me urgjencë në Itali

Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:08
Tefik Zhurda

Tefik Zhurda, anestezisti i cili tentoi të vetëvritej pas vdekjes së 16-vjeçares, Blerta Pepa, në sallën e operacionit të spitalit “Continental”, është nisur me urgjencë drejt Italisë. Mjeku anestezist vijon të jetë në gjendje të rëndë pasi i injektoi vetes në trup anestezi.

Doza e këtyre preparateve i ka shkaktuar mjekut probleme shumë të rënda shëndetësore, dhe kështu është bërë e nevojshme transporti i tij drejt Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat