Sulmi në Angli, Meta letër Bercow: Një sulm barbar jo vetëm për vendin tuaj por gjithë botën

Shqipëria

Sulmi në Angli, Meta letër Bercow: Një sulm barbar jo vetëm për vendin tuaj por gjithë botën

Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:09
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar në letër Kryetarit të Dhomës së Deputetëve në Londër, John Bercow.

“Me hidhërim dhe keqardhje të thellë mësova lajmin tronditës për sulmin e tmerrshëm në Manchester ku shumë të rinj humbën jetën në moshën e tyre më të bukur. Sulmi në Manchester është një krim barbar i cili nuk është tragjedi vetëm për vendin tuaj por për gjithë botën e qytetëruar”, shkruan Meta në letrën e tij duke shtuar se përcjell ndjenjat e miqësisë së sinqertë të plotë.

Letra e plotë:

I nderuar zoti Kryetar,

Me hidhërim dhe keqardhje të thellë mësova lajmin tronditës për sulmin e tmerrshëm në Manchester ku shumë të rinj humbën jetën në moshën e tyre më të bukur. Sulmi në Manchester është një krim barbar i cili nuk është tragjedi vetëm për vendin tuaj por për gjithë botën e qytetëruar.

Në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ju dhe të gjithë familjarëve që humbën njerëzit e tyre më të shtrenjtë e t’Ju siguroj se Shqipëria dhe shqiptarët qendrojnë pranë popullit tuaj në këtë çast të vështirë dhe përkrah gjithë botës së civilizuar në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Më lejoni mik i shtrenjtë të bashkoj lutjet e mia të sinqerta për viktimat e pafajshme që shpirtrat e tyre të prehen në paqe dhe t’u uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Duke Ju përcjellë ndjenjat e miqësisë së sinqertë dhe solidaritetit të plotë.

Sinqerisht

Ilir META

Sh. T. Z. John BERCOW

Kryetar i Dhomës së Deputetëve

LONDON

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat