Momente pikante/ Berisha flet për dashurinë dhe xhelozinë, Meta qesh me të madhe

Shqipëria

Momente pikante/ Berisha flet për dashurinë dhe xhelozinë, Meta qesh me të madhe

Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:13
Ilir Meta

Tashmë është i njohur raporti i mire mes presidentit të ardhshëm Ilir Metës dhe ish-kryeministrit Sali Berishës. 

Meta e ka thënë publikisht se Berishën e ka pikë të dobët dhe të fortë. 
Edhe në seancat parlamentare, njihet tolerimi që Meta në cilësinë e kryetarit të Kuvendit i ka bërë Berishës, duke i dhënë kohë të pakufizuar Berishës.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të parlamentit ditën e djeshme, momenti më pikat ishte kur ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën për të shpjeguar ndjenjën e xhelozisë dhe dashurisë, duke këshilluar kryetarin e LIBRA-së, Ben Blushin që të mos ishte xheloz për marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. 

Fjala e tij shkaktoi të qeshuri te të gjithë deputetët, por ai që nuk e përmbajti veten ishte kreu i Kuvendit, Ilir Meta. 

Në një video të publikuar nga Balkanweb, Meta shfaqet duke qeshur me të madhe, teksa dëgjonte Berishën të fliste për dashurinë dhe xhelozinë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat