Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Vjen deklarata e fortë e deputetit demokrat

Shqipëria

Koalicion PS-PD pas zgjedhjeve? Vjen deklarata e fortë e deputetit demokrat

Më: 23 maj 2017 Në ora: 21:01
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka disa ditë, që pas marrëveshjes, që janë shtuar zërat që thonë se do ketë një aleancë paszgjedhore mes PS dhe PD.

Spaho e ka përforcuar këtë ide duke deklaruar se pas zgjedhjeve të 25 qershorit LSI dhe PDIU-ja do dalin në opozitë. Ndërkohë që po sot edhe analisti Andi Bushati foli për një krenar të mundshëm të një koalicioni post zgjedhor PS-PD. 

“Jemi pranë fitores së 25 Qershorit. Ky aktivitet zhvillohet që të marrim hapa urgjente për arritjen e suksesit në 25 Qershor. Ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë protestes së 3 muajve të fundit, pasi PD ka meritën për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. PD ndërkombtarizoi çështjen e kanabizimit të Shqipërisë për t’i dhënë fund ketij fenomeni. Në tre muaj i rrëzuam gjysmën e qeverisë Edi Ramës. Larguan Sajmir Tahirin, simbolin e kanabizimit etj. Ndërpremë për herë të parë koalicionet parazgjedhore. LSI & PDIU do jenë partitë e opozitës pas 25 Qershorit”,- tha deputeti, i pranishëm në një aktivitet të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat