Berisha tregon nëse do të ketë një bashkëqeverisje Rama-Basha pas zgjedhjeve

Shqipëria

Berisha tregon nëse do të ketë një bashkëqeverisje Rama-Basha pas zgjedhjeve

Më: 24 maj 2017 Në ora: 06:35
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ne emisionin e Eni Vasilit, në “News24”, nëse do të ketë një bashkëqeverisje PS-PD pas zgjedhjeve nëse e dikton vota e popullit.

“Vetë pozicioni im s’më lejon më që të jap parashikime, këto janë probleme të liderëve të partive, por do të them që pika që thotë se lideri i mazhorancës dhe opozitës duhet të vazhdojnë dialogun për mua ka një rendësi kapitale sepse dialogu nuk është bashkëqeverisja, është bashkëpunim në interesat jetike.

Unë i kam thënë gjithmonë, por tani s’më takon se jam jashtë rolit. Unë personalisht s’jam për koalicionet e mëdha.

Unë besoj se s’ka asnjë plan për koalicion të gjerë. Unë do ta inkurajoja marrëveshjen se në dijeninë që kam unë nuk ecim drejt BE pa marrëveshje.

Ky model i koalicionit të madh me bazë të gjerë këtu nuk shkon. Në Gjermani, atje shkon shkëlqyer, por ata njerëz zbatojnë ligjin. Unë nuk di dhe nuk besoj se ka një plan për koalicion të gjerë”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat