Gruaja shkon të blejë bukë me makinë policie? Policia zbulon të vërtetën

Shqipëria

Gruaja shkon të blejë bukë me makinë policie? Policia zbulon të vërtetën

Më: 24 maj 2017 Në ora: 13:35
Ilustrim

Ditën e djeshme në media online u publiku fotoja e një gruaje, e cila ishte civile dhe udhëtonte në një makinë policie.

Në media u hamendësua se ajo ishte gruaja e një policia dhe po shkonte të blinte bukë, por në lidhje me këtë ngjarja ka reaguar Policia e Tiranës.

Sipas Policisë së Tiranës, gruaja në fjalës është specialiste për vendngjarjet dhe egzaminimet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Po ashtu, sqarohet me tej, se në momentin që është fotografuar ajo ka qenë duke shkuar me mjetin e shërbimit për në zonën e Kamzës për të kryer një ekspertim të një ndërtimi të konstatuar pa leje përkatëse.

“Punonjësi e policisë është detyruar të komunikojë në telefon me oficerët në vendin e ngjarjes për të sqaruar më saktë adresën. Funksionaliteti i këtyre specialistëve është me uniforme civile dhe jo me uniformë policore.”, -thuhet në njoftimin e policisë.

Image
Gruaja duke ne makine policore

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat