Pas marrëveshjes nis sherri, PS sulmon: Basha mbylli çadrën për ca poste në qeveri

Shqipëria

Pas marrëveshjes nis sherri, PS sulmon: Basha mbylli çadrën për ca poste në qeveri

Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:12
Selia e PS

Pas akuzave të Lulzim Bashës, ka reaguar Partia Socialiste që përmes një deklarate për mediat sulmon kreun e opozitës.

Në reagimin e saj, PS thotë se Basha mbylli çadrën e protestës opozitare për disa poste në qeveri.

“Pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, Z. Basha po përpiqet tani të na mbushë mendjen se ka hallin e qytetarëve dhe problemeve të tyre. Ata që kundërshtuan dhe humbën me vetting-un, do të humbin gjithashtu në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve. Ata që luftuan për Vetting-un dhe fituan do të fitojne edhe betejën gjatë katër viteve të ardhshme për më shumë vende të reja dhe dinjitoze pune”, thuhet në reagimin e PS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat