Lëkundjet sizmike/ A do të ketë të tjera në orët në vijim? Ja çfarë thotë sizmiologu

Shqipëria

Lëkundjet sizmike/ A do të ketë të tjera në orët në vijim? Ja çfarë thotë sizmiologu

Më: 24 maj 2017 Në ora: 22:02
Ilustrim

Sizmiologu Llambro Duni në një intervistë për “opinion” është shprehur se gjatë ditës së sotme janë regjistuar rreth 40 lekundje në të gjithë vendin. Sipas Dunit rreziku ka kaluar dhe nuk bëhet fjalë për përkeqësim të gjendjes, pra për lëkundje të tjera sizmike në orët në vijim.

Duni është shprehur se lëkundjet që u ndjen sot kanë qenë me magnitudë 2, të shkallës rihter përpara tërmetit të madh që u ndje në Tiranë dhe Peshkopi.

Më tej Duni tha se lëkundja më e madhe ishte ajo me magnitudë 4.5 ballë me epiqendër 13 kilometër në Bulqizë dhe rreth 40 km nga Tirana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat