Detajet e atentatit më të frikshëm në Vlorë, mes fëmijëve që luanin e kalimtarëve...

Shqipëria

Detajet e atentatit më të frikshëm në Vlorë, mes fëmijëve që luanin e kalimtarëve...

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:53
Atentati ne Vlore

Dhjetëra persona janë shoqëruar pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmë në Vlorë, ku humbi jetën kreu i OSHEE-se dhe pronari i një televizioni lokal. Ndërkohë që policia po vijon punën për identifikimin e autoreve të këtij krimi, makina e braktisur nga autorët rezulton e vjedhur në Durrës.

Biçikleta pranë trupave të gjakosur nga atentati në Vlorë tërhoqi vëmendjen e shumëkujt.

ABC NEWS mësoi se me atë biçikletë po luante vajza e njërit prej viktimave, pronari i televizionit privat Mirvjen Hyseni.

Ajo është ndodhur brenda rrezes të plumbave që përshkuan trupat e babait të saj dhe të zyrtarit të lartë të OSHEE Roland Saliu.

Për fat fëmija shpëtoi. Ajo pa skenën e vrasjes se prindit dhe gjithë masakrën që ndodhi mbrëmjen e mërkurë në qendër të Vlorës, mes një morie njerëzish.

Pasi e braktisën dhe i vunë flakën, autoret duhet të jenë larguar me një mjet tjetër.  Pikërisht këtu ata humbën dhe gjurmët. Targat e makinës janë të dëmtuara; 348 PC. Dyshimet flasin që ky mjet është vjedhur në Durrës.  Policia ka hyrë në kontakt me pronarin e BMW.  Por ndërkohe u është kërkuar policive në të gjithë vendin njohja me denoncimet për vjedhje makinash.

Shumë persona u morën në pyetje orëve pas ngjarjes. Të tjerë shoqërohen në vazhdimësi. Por ende nuk prova që do të çonte grupin e hetimit drejt ndriçimit. Mendohet që shënjestra ishte Mirvjen Hyseni, biznesmen, pronar i një hoteli, bari dhe një televizioni lokal në Vlorë. Hetueset janë të pasigurt.

Ai ka patur një të kaluar të dyshimtë, qoftë në emigracion në Spanje dhe Itali, qoftë në Shqipëri. Në masakrën e Çoles në vitin 2013, njeri nga tre viktimat ishte kushëri i tij.

Hyseni kishte drekuar më herët ne sapo ishte ulur për të pirë kafe. Roland Saliu drejtori i OSHEE iu bashkua në shoqërim vetëm pak minuta se të sulmoheshin.

Autorët qëlluan me breshëri nga brenda makinës. Duket sikur ata nuk e kanë patur shqetësim nëse veç shënjestrës do të vriteshin dhe persona të tjerë.

Një ekzekutim që për me tepër tregon qëllimin kriminal për të pastruar objektin, sesa një hakmarrje e mundshme.

Në vendin e ngjarjes u gjeten 12 gëzhoja, por dyshohet që drejt dy burrave u shkreh një karikator me 27 plumba.

Ky ishte nga atentatet me të frikshëm të ndodhur kohët e fundit. Jo vetëm për shkak se aty humben jetën dy vetë, por për mënyrën se si u realizua. Në qendër të Vlorës, mes njerëzve që shëtisnin e pinin kafe, mes fëmijëve që luanin, familjareve të viktimave.

Dramatik ishte momenti kur vëllai dhe babai i Drejtori të OSHEE Roland Saliut, ndërsa pyesnin se kush u vra, mësojnë se viktima ishte njeriu i tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat