Idrizi: Të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, shihni ç’ndodh në Ballkan

Shqipëria

Idrizi: Të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, shihni ç’ndodh në Ballkan

Më: 25 maj 2017 Në ora: 22:36
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në “Arena”  propozon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për shkak siç tha ai se vende të tjera në rajon por armatosen fuqimisht si Greqia dhe Serbia.

Pjesë nga deklaratat:

Idrizi: Ne kemi kërkuar, ose është pjesë e programit që të kthehet shërbimi ushtarak në Shqipëri vetëm një muaj. Jam i bindur që ne nuk mund të rrimë dot. Po e shohim çfarë ndodhë në rajon dhe ne nuk mund të rrimë pa u përgatitur qoftë edhe për një muaj zborr.

Hila: Humbni vota me këtë…

Idrizi: Le të humb vota. Do të ikin një muaj nga llotot dhe do të merren me shërbimin ushtarak jo vetëm që nuk u bën keq, por do të jetë si tip palestre.

Hila: Duhet futur shërbimi rezervist. Ne kemi vetëm 9 mijë trupa. Duhen 4 herë më shumë.

Idrizi: Ne jemi vend i NATO-s, por ndërkohë shohim pllakat tektonike të Ballkanit. Vend i NATO-s është edhe Greqia dhe ju shihni një armatosje të jashtëzakonshme dhe Serbia gjithashtu. Ne nuk mund të rrimë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat