Pakti Rama-Basha/ Bushati: Pse LSI bën sikur s’ka ndodhur asgjë…?!

Shqipëria

Pakti Rama-Basha/ Bushati: Pse LSI bën sikur s’ka ndodhur asgjë…?!

Më: 25 maj 2017 Në ora: 23:38
Andi Bushati

Në emisionin “Të PaEkspozuarit” po diskutohet marrëveshja e arritur mes Bashës dhe Ramës, dhe impaktin që ka tek Lëvizja Socialiste për Integrim.

Analisti Andi Bushati ka dhënë një shpjegim të tij se pse LSI po sillet në mënyrë absurde përballë marrëveshjes mes dy liderëve dhe nuk po e denoncon një gjë të tillë.

Sipas Bushatit, LSI-ja nuk kërkon të jetë simpatike përpara popullit shqiptar, por kërkon që të tregojë muskujt përballë dy partive të mëdha.

“Çdo ditë po bindemi se një marrëveshje jo e ndershme, ka synuar të godasë edhe LSI-në. Ku kishte dhuratë më të madhe se janë mbledhur dy të mëdhenjtë për të vrarë demokracinë, po vrasin dhe LSI-në. Ndërsa LSI-ja bën sikur s’ka ndodhur asgjë. Pse LSI nuk sillet normal po në mënyrë absurde?

Se dhe LSI nuk pretendon të jetë simpatike për publikun, por të tregojë muskujt. Gjithë fushata e LSI-së në 2013-n ka qenë si do që të ndodhë ne do jemi në pushtet. LSI nuk do të nxjerrë në sy të publikut që të mëdhenjtë janë bërë bashkë për të na goditur ne,” tha Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat