Ndahet nga jeta deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli

Shqipëria

Ndahet nga jeta deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli

Më: 26 maj 2017 Në ora: 16:21
Gjovalin Kadeli

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli.

Deputeti i Lezhës mësohet se ka ndërruar jetë per shkak te problemeve shendetesore në një spital në Itali, ku ishte dërguar me urgjencë për mjekim në fund të marsit të këtij viti.

Kadeli vuante nga pankreasi akut.

Gjovalin Kadeli ishte deputet i Partisë Socialiste para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013. Ai nuk u përfshi në listat e kandidateve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, për shkak të kontradiktave me kryetarin e Partisë, Edi Rama.

Pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeveritar me Partinë Demokratike ai votoi pro ndryshimeve në qeverinë e Partisë Demokratike.

Si shpërblim Partia Demokratike e përfshiu atë në listat e saj të kandidatëve për deputetë nga ku ai zgjodh deputet i Partisë Demokratike.

Ai premtoi se nuk do të largohej nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Pas marrjes së mandatit të deputetit ai u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe iu bashkangjit Grupit Parlamentar të LSI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat