Partia Demokratike regjistrohet në zgjedhje

Shqipëria

Partia Demokratike regjistrohet në zgjedhje

Më: 26 maj 2017 Në ora: 16:23
Selia e Partisë Demokratike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), miratoi të premten me 7 vota vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Për këtë proces, KQZ regjistroi gjithashtu dhe Partinë Republikane, e cila vendosi të konkurrojë e vetme në garën për zgjedhjen e parlamentit të ri.

Gjithashtu, KQZ regjistroi sot Partine Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim si subjekte zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kavajë, që po ashtu mbahen më 25 qershor.

Regjistrimi i dy partive të djathta, PD dhe PR, erdhi pas vendimit të opozitës për futjen e saj në zgjedhje, rezultat i marrëveshjes PS-PD të 18 majit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat