Një tjetër tunel me marijuanë në Përmet

Shqipëria

Një tjetër tunel me marijuanë në Përmet

Më: 26 maj 2017 Në ora: 19:48
ilustrim

Policia tha se zbuloi në një tunel në fshatin Piskovë të Përmetit, në Jug të Shqipërisë, një tjetër sasi të madhe me lëndë narkotike. Rreth 800 kilogramë marijuanë u sekuestruan, ndërkohë që operacioni vijon për të zbuluar sasi të tjera me lëndë narkotike.

Zonat rurale të ketij rrethi njohën vitin e shkuar kultivim masiv të marijuanës dhe pak kohë më parë policia zbuloi rreth 12 tonë marijuanë në një bazë të ish Rezervave të Shtetit.

Një ditë më parë rreth një tonë lëndë narktoike ishte zbuluar në një tjetër oepracion në Vlorë. Ndërkohë, policia greke rajonit verilindor të Kosturit,fqinj me Korçën , tha sot se asgjësoi rreth gjysëm tonë marijuanë që ishte bllokuar kohët e fundit nga roja kufitare greke pasi kishte hyrë nga Shqipëria.

Trafiku i marijuanës u shumëfishua edhe ne Itali, Shqipëria burim

Të dhënat e publikuara nga Drejtoria Qëndrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali vijojnë të flasin për përmasa të bllokimit të lëndëve narkotike me prejardhje kryesisht nga Shqipëria.

Sipas burimeve zyrtare të Antidrogës vetëm gjatë muajit Prill të këtij viti në Itali janë bllokuar rreth 9,7 tonë lëndë narkotike (marijuanë dhe kanabis) nga 3,78 tonë që ishin bllokuar Prillin e vitit 2016. Sipas burimeve zyrtare italiane rreth 7 tonë e lëndës narkotike, sekuestruar në prill të këtij viti, ishte e llojit marijuanë me prejardhje në masën dërrmuese nga Shqipëria, ndërsa rreth 2,5 tonë ishte hashish. Sipas Antidrogës Italiane policia arrestoi në prill rreth 1.588 persona nga të cilët 829 ishin të huaj, në një masë të madhe shqiptarë. Të dhënat italiane flasin për një rritje të ndjeshme të trafikut të drogës katër muajt e parë të vitit 2017, krahasur me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Sipas të dhënave zyrtare të antidrogës italiane nga operacionet e kryera në periudhën janar - prill 2017 janë bllokuar rreth 46 tonë lëndë narkotike (kanabis dhe marijuanë) nga rreth 15 tonë që ishin bllokuar në vitin 2016 po për këtë periudhë. Vlora, qyteti bregdetar shqiptar, është kthyer muajt e fundit në qendrën e nisjes drejt Italisë të sasive të mëdha të marijuanës që u kultivua vitin e shkuar në Shqipëri./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat