Skadon afati i dorëzimit të listave, PD s’bën publikë kandidatët

Shqipëria

Skadon afati i dorëzimit të listave, PD s’bën publikë kandidatët

Më: 27 maj 2017 Në ora: 00:26
Partia Demokratike

Partia Demokratike nuk ka mundur të dorëzojë në kohë listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Afati zyrtar i dorëzimit të listave ishte ora 00:00, por koha ka kaluar, dhe PD ende nuk ka bërë publike kandidatët.

Ndërkohë mësohet se kreu i PAA Agron Duka do të jetë i 5-ti në qarkun e Durrësit.

Olsi Cukaj nga PAA i 5-ti në qarkun e Fierit. PAA ka dhe pozicionin e 13-të në Tiranë. Kreu i PR Fatmir Mediu i 5-ti në Tiranë.

Bledi Sulaj i PR i 14-ti në Tiranë. Nard Ndoka do të jetë në Shkodër. Dashamir Shehi i 10-ti në Tiranë dhe Vangjel Dule do të përfshihet në listën e Vlorës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat