Demiraj: Garantoj mbështetje maksimale për të gjithe efektivat e Policisë së Shtetit

Shqipëria

Demiraj: Garantoj mbështetje maksimale për të gjithe efektivat e Policisë së Shtetit

Më: 27 maj 2017 Në ora: 07:22
Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj

Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj premton mbështetje maksimale për të gjithë efektivat e Policisë së Shtetit.

Në një postim në facebook, Demiraj duke shprehur mirënjohje për ata që e propozuan në këtë post,  siguron se “përkushtimi im në këtë detyrë kaq të rëndësishme do të jetë maksimal dhe nuk do tu zhgënjej”.

“Do të garantoj mbështetje maksimale për të gjithe efektivat e Policisë së Shtetit dhe së bashku ti shërbejmë komunitetit në mënyrë sa më profesionale”, thekson ministri Demiraj në këtë deklaratë të parë publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat