Lulzim Basha menjëherë pas dorëzimit në KQZ të listave me kandidatët për deputet, deklaroi mbrëmë vonë se vendimi ka qenë mjaft i vështirë.
Dhe kjo gjendje e kreut të PD-së gjatë dy ditëve të fundit duket se është e vërtetë, jo vetëm për sa i përket vështirësive, ndërhyrjeve dhe dilemave për fluksin e pretendentëve të rinj për të pasur një vend në parlamentin e pas 25 Qershorit, por edhe për fatin e atyre që përfaqësuan këtë parti gjatë 4 viteve të fundit.
Ajo që doli pas izolimit total të Bashës në zyrën e tij, ishte një qethje drastike e grupit parlamentar të dalë nga zgjedhjet e vit 2013. Përveç Mesila Dodës dhe Mëhill Fufit që u larguan rrugës, plot 24 deputetë janë përjashtuar nga listat e reja.
Më poshtë po ju japim emrat e deputetëve që nuk u rikandiduan nga Basha për zgjedhjet e 25 Qershorit.
LISTA
1. Asllan Dogjani
2. Kastriot Islami
3. Keltis Kruja
4. Majlinda Bregu
5. Myqerem Tafaj
6. Bedri Hoxha
7. Roland Keta
8. Igli Cara
9. Kosma Dashi
10. Bedri Mihaj
11. Arben Imami
12. Arbiola Halimi
13. Eduard Selami
14. Genc Ruli
15. Eleina Qirici
16. Gjergji Papa
17. Ridvan Bode
18. Mimoza Hajdarmataj
19. Albina Deda
20. Gjovalin Bzhetaj
21. Jozefina Topalli
22. Irma Kopliku
23. Astrit Patozi
24. Liljana Elmazi