Rama komenton për herë të parë kandidatët e PD

Shqipëria

Rama komenton për herë të parë kandidatët e PD

Më: 27 maj 2017 Në ora: 10:37
Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama ka komentuar sot për herë të parë listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës. I pranishëm në familjen e Dallëndyshe Shehit në Vorë, ku po zhvillon një takim, në shoqërinë edhe të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Rama ka pyetur familjarët e shtëpisë ku është i ftuar: “E patë listën e Tironës së PD-së?”. Por disa prej tyre e kanë mohuar me kokë. “Nuk keni humbur asgjë”, iu është kthyer sërish Rama. Pastaj shtoi “u bashkuan bashkë të gjithë humbësat, Saliu, Luli, Mediu, Dash Shehi, Halim Kosova. Të gjithë humbësat janë bërë bashkë kjo është Republika e Re e humbësave”, – tha kryeministri.

Partia Demokratike ka publikuar në orët e para të mëngjesit të sotëm listën e kandidatëve për deputetë për qarkun e Tiranës. Siç shihet në listë mungon një prej figurave kryesore të PD, siç është Majlinda Bregu, e cila ishte dhe një prej zërave që i dolën kundër Bashës kur ky i fundit bënte thirrje për bojkotin e zgjedhjeve.

Në listë shihet dhe emri i ish-kandidatit për kryetar bashkie, Halim Kosova si edhe i vajzës së Azem Hajdarit, Rudinës.

Tirana;
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Sali Berisha
Halim Kosova
Gent Strazimiri
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Gerti Bogdani
Fuad Haxhiymeri
Blendi Sula
Flamur Hoxha
Fatbardh Plaku
Dorjan Teliti
Besnik Fucia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat