Listat e PD, reagon Besnik Mustafaj: Daltë e hajrit, por ...

Shqipëria

Listat e PD, reagon Besnik Mustafaj: Daltë e hajrit, por ...

Më: 27 maj 2017 Në ora: 13:35
Basha dhe Mustafaj

Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë e Berishës, Besnik Mustafaj ka reaguar pas publikimit të listës së kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit.

Përmes një mesazhi të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ai thotë se shikon në këto lista mungesa të mëdha dhe të pajustifikuara.

“Po shoh më në fund listën e Bashës për zgjedhjet e ardhshme. Mua më duket me mungesa të mëdha, të papërligjura.

Dalte e hajrit!”, shkruan Mustafaj.

Mes mungesave që ranë në sy në listën e PD-së janë Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Arben Imami, Ridvan Bode etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat