Reagojnë dhe dy deputetet e tjera të PD-së që u përjashtuan nga Parlamenti

Shqipëria

Reagojnë dhe dy deputetet e tjera të PD-së që u përjashtuan nga Parlamenti

Më: 27 maj 2017 Në ora: 15:22
Albina Deda dhe Irma Kopliku

Kanë reaguar edhe dy deputet të tjera të PD-së, të cilat nuk janë më në listat shume emërorë për zgjedhjet e 25 qershorit, por që shprehen të gatshme se do të japin kontributet e tyre në mbështetje të së djathtës.

Bëhet fjalë për deputeten e Lezhës Albina Deda dhe atë të Shkodrës Irma Kopliku.

MESAZHI I ALBINA DEDËS

Miq! 

Kryetari Basha percaktoi kandidaturat e PD-se per zgjedhjet e 25 Qershorit.

Eshte ne tagrin e Tij ky determinim.

Personalisht e pershendes zgjedhjen e z.Basha i cili i ka dhene nje imazh tjeter forces tone politike.

Uroj qe kjo zgjedhje te jete fituese dhe realizuese e kauzave per te cilat demokratet anembane vendit kane aspiruar dhe sakrifikuar.

Une shpreh mirenjohjen time per secilin demokrat te Shqiperise por veçanerisht per burrat dhe grate, djemte dhe vajzat demokrate te Mirdites me te cilet ndame nje kohe te veshtire 4 vjecare te sjelle nga rregjimi arrogant, kriminal e korruptiv i Edi Rames.

Ngelem perhere krenare per Mirditen time, per besimin dhe suportin e saj.

Po ashtu ftoj te gjithe demokratet, intelektualet dhe popullin e Mirdites te bashkohemi si asnjehere rreth PD-se per nje fitore te madhe!

Demokracia nuk eshte prone individesh te perkohshem por permanence e perhereshme qe buron nga vullneti i qytetareve.

Le ta shprehim kete vullnet me vote e mbeshtetje per PD-ne!

Ju kujtoj kolegeve dhe te tjereve se demokrat nuk te ben posti as mandati por idealizmi, gjeneza dhe shpirti i lire e i dlire.AD

POSTIMI PLOTE I IRMA KOPLIKUT 

Më së fundmi ekipi për 25 qershorin, për përballjen përfundimtare është gati.

Kam qenë pjesë e një ekipi të mrekullueshëm, që bëri opozitë në kushte shumë të vështira. U desh të përballemi me persona me rekorde kriminale, me fenomene si varfëria, korrupsioni, klientalizmi e lista nuk ka fund. 

Në atë rrugetim pata dhe vështirësi, edhe lodhje, por edhe momente të bukura. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme. U bëra pjesë e një sërë fitoresh:

Ligji për dekriminalizimin,

reforma në drejtësi e së fundmi kauza ” Për zgjedhje të lira e të ndershme”. 

Asgjë s’do arrihej në se nuk do ishim bashkë në diskutime e në angazhime për të bërë më të mirën e mundshme. Pata rastin të marr nga eksperienca e kolegëve më të vjetër se unë në politikë, por pata dhe fatin të ndaj momentet e ndryshme me shumë miq të rinj.

Jo e fundit për nga rëndësia, ajo që dua të veçoj, është respekti e mbështetja që më dhanë bashkëqytetarët e mi shkodranë, por jo vetëm. Tani çdo gjë që është arritur duhet çuar përpara. Kjo arrihet me angazhimin e skuadrës së re, me mbështetjen tonë e me mbështetjen e çdo demokrati. Suksese miq demokratë e bashkë do ja dalim të kemi sukses ne këto zgjedhje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat