Çfarë po ndodh me listat e PD. A po vihen në rrezik zgjedhjet?

Shqipëria

Çfarë po ndodh me listat e PD. A po vihen në rrezik zgjedhjet?

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:01
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në orën 18:00 do të miratohen listat e kandidatëve për deputetë të PD-së që u dorëzuan mbrëmë pas mesnate në këtë institucion.

Në media u publikua vetëm një pjesë e listës së deputetëve, pra nga 140 kandidatë janë publikuar emrat e 75 prej tyre.

Opinion.al u interesua pranë PD-së si dhe pranë KQZ-së për të mësuar nëse gjatë paradites së sotme është plotësuar kjo listë.

Burimet thanë që JO, edhe pse nuk kanë pranuar të kenë një prononcim zyrtar.

Zëra të tjerë thonë se zgjedhjet janë në rrezik dështimi për shkak se sot duhej te shkonte fleta e votimit për të filluar shtypjen. Nga ana tjetër PD ka çuar dokumentacion të paplotë për kandidatët ndaj mbledhja e sotme e orës 18:00 me gjasë do të dështojë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat