KQZ shtyn mbledhjen për miratimin e listave të PD-së

Shqipëria

KQZ shtyn mbledhjen për miratimin e listave të PD-së

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:24
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë mbledhjen për miratimin e listave të Partisë Demokratike, e cila pritej të zhvillohej në orën 18:00.

Nëpërmjet një njoftimi për media, KQZ ka informuar për sa i përket anulimit të mbledhjes së sotme dhe për shtyrjen e saj ditën e nesërme.

Ora 24:00 e 26 majit shënonte edhe skadimin e afateve për dorëzimin e listave, ndërkohë që marrëveshja e lidhur mes Ramës dhe Bashës më 18 maj për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ka sjellë edhe shtyrjen e afateve të regjistrimit të subjekteve zgjedhore dhe listave të kandidatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat