Basha ‘shkund’ grupin e PD, 7 deputetët e sigurt që u ka ndryshuar qarqet

Shqipëria

Basha ‘shkund’ grupin e PD, 7 deputetët e sigurt që u ka ndryshuar qarqet

Më: 27 maj 2017 Në ora: 22:45
Albana Vokshi, Gent Strazimiri dhe Edi Paloka

Shtatë deputetë aktualë të grupit parlamentar do tu duhet të ndryshojnë qarkun në këtë fushatë dhe të nisin gjithçka nga e para.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka sjellë në Tiranë Albana Vokshin dhe Gent Strazimirin, të cilët në mandatin e kaluar bënë fushatë në qarkun e Durrësit.

Ndërkohë në Durrës janë dërguar kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka dhe deputeti Florjon Mima.

Panorama raporton se Edmond Spaho, i cili që prej vitit 2005 ka qenë në Korçë në këto zgjedhje do të kryesojë listën e Elbasanit, ndërsa Genc Pollo nga Berati detyrohet të shkojë në Fier.

Basha ka vendosur ti ndryshojë qarkun edhe Eduard Halimit, i cili nga i pari në Durrës ka shkuar i pari në Berat.

Deputetët që ndryshojnë qarkun

Albana Vokshi- Ishte në Durrës/ Vjen në Tiranë

Gent Strazimiri- Ishte në Durrës/ Vjen në Tiranë

Edi Paloka- Ishtë në Tiranë/ Shkon në Durrës

Florjon Mima- Ishtë në Tiranë/ Shkon në Durrës

Edmond Spaho- Ishtë në Korçë/ Shkon në Elbasan

Genc Pollo- Ishte në Berat/ Shkon në Fier

Eduard Halimi- Ishte në Durrës/ Shkon në Berat

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat