Bojkodi-PDM: Më mirë ta mbajmë votën në shpirtë se sa t'ua japim atyre që na morën shpirtin

Shqipëria

Bojkodi-PDM: Më mirë ta mbajmë votën në shpirtë se sa t'ua japim atyre që na morën shpirtin

Më: 28 maj 2017 Në ora: 05:43
Kryetari i PDM-së, Ilir Vata

Të  nderuar të  përndjelur politikë, antikomunist, pronarë, trashëgimtarë të shtëpive të  mira dhe drejtues të  Partisë  së  të  Drejtave të  Mohuara, PDM-së në rrethe.

Në  këtë  betejë  elektorale, PDM nuk arriti të  ketë  një  koalicion të  mundshëm për zgjedhjet e 25 qershorit, ndonse u rregjistrua në  zgjedhje në  kohën reale të  përcaktuar nga Kodi Zgjedhor dhe bëri gati listat e kandidatëve për deputet, (fal kontributit të  drejtuesve në  rrethe), sepse procesi zgjedhor  u delegjitimua nga politika e vjetër qëllimisht për të krijua në vend monopartizmin.

Politika e vjetër si gjithmonë ka mendur ta bëjë demokracinë në letër, si një skicë e diktaturës edhe se ajo ka rënë 27 vite më parë, por mbetjet e saj janë ata që kontrollojnë politikën, shtetin administratën, madje dhe botën e errët të paligjshmërisë, madje kërkojnë të kontrollojnë dhe të përndjekurit, duke iu vënë atyre bishta, si të përndjekur, socialis, komunist, apo demokrat madje financua për ti ndërsuer kundër interesave tona.

PDM, si partia e parë e të përndjekrve politikë, pjesëmarrëse në dy raundet e fundit zgjedhore nuk është palë e palëve e politikës së vjetër, por një alternativë politike që është në atipod me politikën aktuale gjysëm-komuniste dhe lufton për vlerat e demokracisë, pronës, të drejtave qytetarë dhe të të përndjekurve politikë.

Goditja e koalicioneve bëri që shumë parti politike më shumë se 45 subjekte të mos marrin pjesë në zgjedhej, sepse 19 prilli u goditë në befasi që të mos kishim mundësi të mblidhnim 5000 firma që të garonim në vetë dhe qëllimi ishte i qartë, krijimi në Shqipëri i monopartizmit, që partitë e vogla të ishin të detyruara të mbështesni partitë e mëdha, pra u krijuan kooperativat politike.

Pati disa parti të spektrit të majtë që arritën të sigurojnë firmat, shumë të tjerëve ua plotësuan lista që të krijonin një kooperativë të së majtës, jashtë koperativës së madhe dhe PDM e të përndjekurve ishte jashtë kësaj skeme sepse ajo si përket të majtës dhe të djathtës së shtiur, as dhe të përndjekurve me ngjyrim politik, por të djathtës reale.

Marrëveshja e madhe, që u përshendet edhe nga PDM, la pasoja përsa i përket demokracisë pasi e cënoi atë në thelbin e saj, duke eleminuar partitë e vogla, nxjerrë ato jashtë politikës reale dhe shuar kështu edhe interest e shtresave dhe grupeve sovciale të cilat ato përfaqësojnë, pra lindi monopartizmi, pasi partitë e mëdha të dalë nga diktatura u kthyen në pikën e nisjes.

Clirimi i opozitës nga makthi i bojkodit ishte një shans për PDM, që të garonte e bashkuar me të djathtën, por marrëveshja e goditi këtë mundësi dhe detyrimish opozita ishte drejt kooperativës së saj politike në mënyrë të pashmangshme, por ishte dhe një mundësi e bashkimit të së djathtës në një strukturë politike, duke mbeshtetur siglën e PD-së, që ishte dhe propozim i PDM-së.

PDM ishte e gatshme të bëhej pjesë e këti realiteti të ri e të iponuar politik, madje të jepte kontributin e saj në të djathtën e bashkuar, por ndodhi ajo që dihej, të përndjekurit politikë u trajtuan me nihilizëm, pasi ju ofruan vende në listat e PD-së që ishin të parashikuar të humbura.

Në fakt PDM nuk kërkoj as të përfaqësohej në lista, por diferencimi na bëri të bëhemi analitik, duke parë keqdashjen e opozitës që asnjë i përndjekur të mos ishte në lista e PD-së të pranueshme.

Në këto rrethana, PDM nuk pranoj të jetë pjesë e një politikë farse të PD-së me të përndjekurit dhe prefereoi që në këto zgjedhje të mos përfshihet, duke marrë vendimin e bojkodit të votimit.

Edhe grupe të tjera interesi, disa shoqata të të përndjekurve politike kërkuan të kishte të përndjekur në listat e opozitës, por u trajtuan me të njëjtën indiferencë, pra të përndjekurit nuk janë pjesë e politikës opozitare, sepse interest tona nuk përfasohen mo politikat e tyre.

Në këto rrethanë, marrë spunto nga mendimet e të burgosurve politike në rrethe për të mos marrë pjesë në votime me slloganin “Më mirë ta mbajmë votën në shpirtë se sa t'ua japim atyre që na morën shpirtin”, ne vendosim të mos votojmë me 25 qershor.

Duke bojkotuar zgjedhje me mos marrje pjesë në votim është ajo që konsiderohet "vrasja e mençur nv politikë" me mundësine më të shenjtë votën tonë. PDM dhe strukturat e saj, të perndjekurit, burgosurit, pronarët do t'i thonë po bojkodit te zgjedhjeve se 25 qershorit, duke mos votuar.

PDM do të vazhdojë të jetë një zë për ceshtjet e të përndjekurve politike dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, duke vazhduar të rritet me strukturat e saj dhe konsolidohet politikisht, pa u tërhequr nga politika, por duke këmbëngulur më fort për një politikë të vlerave qytetare. Zgjedhjet e ardhshme, PDM do të garoj më vete me siglë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat