Lulzim Basha në spital, anulon takimet elektorale

Shqipëria

Lulzim Basha në spital, anulon takimet elektorale

Më: 28 maj 2017 Në ora: 10:21
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është detyruar të anulojë tre takime elektorale të planifikuara për tu zhvilluar gjatë ditës së sotme në Divjakë, Lushnje dhe Roskovec, për arsye se ndodhet në spital.

Kreu demokrat ka pasur shqetësime në sy, probleme të shfaqura në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për këtë arsye ai është paraqitur në spitalin francez pranë QSUT-së, ku bashkë me të kanë shfaqur probleme edhe rreth 12 persona të tjerë. E përbashkëta e tyre është se të gjithë kanë qenë gjatë mbrëmjes së djeshme në aktivitetin e çeljes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike, miting që u mbajt në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ata kanë shkuar në spital me djegie dhe shqetësime në sy që i kanë sjell lotim dhe skuqje. 

Dyshohet që problemet në sy t’i jenë shfaqur nga lëndë tymuese që mund të jenë përdorur në mitingun e fushatës. 

Mësohet se grupmosha e personave që kanë shfaqur shqetësime në sy dhe kanë pasur djegie të lehtë që i ka sjllë atyre lotim të syrit, janë nga 25-45 vjeç. 

Nga Policia e Tiranës kanë nisur hetimet për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në mitigun e PD-së që solli probleme shëndetësore tek qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat