Policia: 50 shtetas u shtruan në spital me simtoma djegie në sy dhe skuqje lëkure

Shqipëria

Policia: 50 shtetas u shtruan në spital me simtoma djegie në sy dhe skuqje lëkure

Më: 28 maj 2017 Në ora: 10:44
Ilustrim

Policia e shtetit ka reaguar pas publikimit të  lajmit në media se 50 simpatizantë të PD ishin shtuar  në spital pas përfundimit të mitingut të kësaj force politike dje në mbrëmbje.

Policia thotë se 50 persona të cilët janë paraqitur në spital QSUT hërët në mengjes kanë qenë në mitingun e PD dhe se 3 prej tyre po mbahen ende nën vëzhgim nga mjeku.

Gjithashtu policia bën me dije se  ka ngritur grupe pune që po hetojnë mbi ngjarjen.

“Në datë 28.05.2017, rreth ores 04.00 te mengjesit në Q.S.U.T., jane paraqitur per ndihme mjekesore rreth 50 shtetas me simptoma te ngjashme, kryesisht djegie ne sy dhe skuqje lekure ne pjeset e siperme te trupit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se keta shtetas kanë qenë pjesemarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne oren 19:00 te dates 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ ne Tirane.

Pasi jane mjekuar te gjithe shtetasit jane larguar per ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me teper shqetesime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital.

Menjehere sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes eshte ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura etj.

Nderkohe po kryhen gjithe egzaminimet e nevojshme per te percaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes”, thuhet në deklaratën e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat