Pluhuri misterioz/ Rrëfehet një nga të prekurat

Shqipëria

Pluhuri misterioz/ Rrëfehet një nga të prekurat

Më: 28 maj 2017 Në ora: 13:01
Një prej grave që ka pësuar helmim dje gjatë mitingut të PD-së, thotë se ndodhej në rreshtin e parë, pranë kryedemokratit Basha

Dhjetëra qytetarë pjesëmarrës në mitingun e opozitës për hapjen e fushatës elektorale kanë përfunduar në spital me djegie dhe ënjtje në sy. Disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme në lëkurë e me frymëmarrjen. Një prej tyre rrëfejnë edhe ndjesitë që kanë pasur pas mitingut.

Një prej grave që ka pësuar helmim dje gjatë mitingut të PD-së, thotë se ndodhej në rreshtin e parë, pranë kryedemokratit Basha.

“Po më dridhet trupi, pse kështu fitohet. Unë isha gjysmë metër larg Bashës. Nuk po shihja kam qenë keq, nuk po prisja që të dilte drita”, tha ajo para kamerave, teksa po linte ambientet e QSUT, pari mori trajtimin mjekësor.

Gruaja tregon se gjatë natës ka ndjerë shqetësime të mëdha, probleme me sytë dhe me frymëmarrjen. Probleme ka shfaqur edhe burri i saj, dhe për këtë i janë drejtuar QSUT-së. Por sipas tyre, kur ata kanë mbërritur në spital, aty nuk ka patur asnjë mjek.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në spital ka shkuar edhe krydemokrati Basha për të marrë trajtim mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat