Plas skandali në PD-në e Elbasanit... e zbulon deputetja e larguar nga Basha

Shqipëria

Plas skandali në PD-në e Elbasanit... e zbulon deputetja e larguar nga Basha

Më: 28 maj 2017 Në ora: 13:25
Arbiola Halimi

Partia Demokratike është në hall në qytetin e Elbasanit pasi krerët demokratë të degëve të këtij qarku, kanë rrefuzuar të bëjnë fushatë elektorale.

Lajmin e bën të ditur vetë njëra nga deputetet e PD-së, Arbiola Halimi, e cila gjithashtu është dhe njëra nga politikanet që është larguar nga listat e përpiluara nga Lulzim Basha.

Halimi shkruan se sapo është njoftuar se krerët e degëve të qarkut të Elbasanit kanë refuzuar nisjen e fushatës. Deputetja i bën thirrje atyre që të bashkëpunojnë dhe të mos tërhiqen nga lufta për të sjellë PD-në në pushtet.

 “Sapo mora vesh se kryetaret e degeve ne Qarkun e Elbasanit kane refuzuar te bejne fushate. U bej thirrje te gjitheve qe te bashkepunojne per fitoren e Partise Demokratike dhe te mos terhiqen. Ju jeni qendrestaret. Une gjithashtu jam me ju dhe do te jem ne fushate. Perpara me PDSH. Rrofte Shqiperia’ shkruan Halimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat