Listat për deputetë, tërhiqet nga kandidimi edhe kryetari i PD në Shkodër

Shqipëria

Listat për deputetë, tërhiqet nga kandidimi edhe kryetari i PD në Shkodër

Më: 28 maj 2017 Në ora: 15:06
Ramiz Çobaj

Tërhiqet nga kandidimi për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, edhe Ramiz Çobaj, kryetari i PD-së në Shkodër. Pak më parë, nga kandidimi në këto lista ishte tërhequr edhe Sazan Guri, aktivisti i njohur i shoqërisë civile. 

Ramiz Çobaj është shprehur se ndihet i fyer nga renditja i teti në listën e Shkodrës në një letër drejtuar kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës dhe sipas burimeve mediatike, ai ka dhënë dorëheqjen edhe si kryetar i degës së PD-së në qytetin verior.

"Këtë vendim e kam marrë se nuk mund të dal para qytetarëve me këtë listë fyese dhe denigruese për qarkun e Shkodrës, ndaj po largohem edhe nga kryetar i PD", citojnë mediat pjesë nga letra e Çobajt. Megjithatë, një prononcim zyrtar prej tij endej nuk ka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat