Basha reagon për herë të parë për "helmimin misterioz"...Shfaqet me sytë e kuq!

Shqipëria

Basha reagon për herë të parë për "helmimin misterioz"...Shfaqet me sytë e kuq!

Më: 28 maj 2017 Në ora: 15:23
Lulzim Basha

Pasi ka marrë mjekim në spital, lideri demokrat Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta për helmim të qëllimshëm të tijin dhe të mbështetësve të Partisë Demokratike që gjatë ditës së djeshme ndodheshin në mitigun që celi fushatën e kësaj force politike, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.

Kreu i opozitës ishte në mesin e rreth 80 personave që u paraqitën në spital me të njëjtat simptoma, kryarje, skuqje lotim të syve dhe irritim të lëkurës në pjesën e fytyrës. 

Nga selia e Partisë Demokratike, Basha dha një deklaratë për mediat ku kërkoi hetim të ngjarjes dhe nxjerrjen e përgjegjësve, duke folur gjatë gjithë kohë për një veprim të qëllimshëm. Gjatë deklaratës u pa dukshëm se Basha i kishte sytë e skuqur, ndërsa i puliste me vështirësi

Basha përjashtoi mundësinë që në miting të ketë pasur lëndë plasëse nga organizatorët, fishekzjarrë apo tymuese që mund të kenë shkaktuar problemet shëndetësore tek personat e pranishëm. Ai tha se në aktivitetin elektoral pati vetëm tullumbae të shumta të cilët më tej janë lëshuar në ajër.

Image

 “Kjo nuk ishte tullumbace. Por mund tju them se është detyra e autoriteteve shtetërore të vendosin përpara përgjergjsisë kushdo qofshin”, tha Basha duke njoftuar njëherësh se PD-ja do të bëjë analizën e saj për shkaqet që sollën shqetësimet shëndetësore.

Nëse – përgjegjësit nuk vihen para drejtësisë – tha Basha – “kjo është tjetër provë e gjunjëzimit total të shtetit ”

Kreu demokrat tha se asgjë nuk do ta ndalë në rrugën e nisur, duke lajmëruar se do të vazhdojë fushatë. “Sot do të jem në mitingun hapës në Fier në orën 19:00, u shpreh ai.

“Asgjë sdo më dnalojë mua dhe opozitën e bashkuar dretj fitores”, përfundoi Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat