LSI prezanton programin elektoral, Vasili: 170 mijë vende të reja pune

Shqipëria

LSI prezanton programin elektoral, Vasili: 170 mijë vende të reja pune

Më: 28 maj 2017 Në ora: 18:41
Petrit Vasili

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka prezantuar sot para mbështetësve të saj programin elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit.

“Programi orientohet në principin e përdorimit të potencialeve shumë të mëdha, bujqësia në njërën anë dhe turizmi në anën tjetër. Ne i japim përgjigje njëherë e përgjithmonë plagës së madhe të shoqërisë shqiptare”, është shprehur kreu i LSI-së, Petrit Vasili.

Vasili  e  ka vendosur theksin te papunësia dhe ekonomia, duke premtuar se kjo forcë politike do të krijojë 170 mijë vende të reja pune, nga të cilat 100 mijë do të jenë për të rinjtë.

“Ky plan rikthen optimizmin, i bën të rinjtë që të gjejnë arsye të mëdha për të gjetur të ardhmen këtu. Një premtim, 170 mijë vende të reja pune, 100 mijë vende të reja pune, të mirëpaguara janë menduar vetëm të rinjtë. Ky është një stimul ndaj mijëra të rinjve. Këta 100 mijë vende të reja pune japin një përgjigje të menjëhershme duke e përgjysmuar brenda 4 viteve këtë problematikë”, tha Vasili, duke shtuar se ky është një angazhim solem ndaj të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat