Rama kujton Haxhi Hafiz Sabri Koçin

Shqipëria

Rama kujton Haxhi Hafiz Sabri Koçin

Më: 28 maj 2017 Në ora: 21:44
Haxhi Hafiz Sabri Koçi

Në rubrikën e vet “Amarcord” kryeministri Rama bën një urim për muajin e Ramazanit, ndërsa kujton edhe një mysliman të shquar si Haxhi Hafiz Sabri Koçi.

Rama flet për dialog ndërfetar duke publikuar një foto të Koçit me Nënë Terezën

AMARCORD

Muaji i shenjtë i Ramazanit që sivjet zuri fill në maj, përkon me muajin e lindjes së një prej prijësve më emblematikë të islamit shqiptar me origjinë nga Librazhdi, Haxhi Hafiz Sabri Koçi.

Emancipues i myslimanëve në Shqipëri qysh në kohën e diktaturës, ai nuk do të jetë vetëm një nga rimëkëmbësit kryesorë të kultit islam prej 1990 e tutje, por edhe mishërim i dialogut ndërfetar dhe mbarëkombëtar, siç e dëshmon edhe kjo foto e vyer së bashku me Shën Terezën e Kalkutës, Nënë Terezën e Shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat