Zhgënjehet Harxhi! Selami: Koha për fushatë, jo për analiza

Shqipëria

Zhgënjehet Harxhi! Selami: Koha për fushatë, jo për analiza

Më: 29 maj 2017 Në ora: 14:02
Lulzim Basha

Vazhdojnë zhgënjimet në Partinë Demokratike, ndërkohë që “kryengritësit” Topalli, Imami, Bode, Bregu e Kruja janë mbledhur në një lokal.

Edhe Edith Harxhi ka mbetur shumë e zhgënjyer pasi Lulzim Basha nuk e përfshiu në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Twitter’, Harxhi thekson se opozitës i ka mbetur vetëm kauza dhe ka ardhur koha për t’u shkundur.

“Më mashtrove një herë, turpi yt, më mashtrove dy herë, faji im… unë jam dhe do mbetem PD…kauza mbetet por vetëm kauza. Koha për t’u shkundur”, shkruan Harxhi.

Edith Harxhi ka qenë për një periudhë të gjatë zv/ministre e Jashtme në qeverinë e Sali Berishës, përfshirë periudhën kur kjo ministri drejtohej nga Lulzim Basha.

Por Eduard Selami, i larguar nga listat, ka një mendim ndryshe.

“Koha për fushatë, jo për analiza. Lista ka mbeshtetjen time. Suksese!” shkruan Selami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat