Pse u bë "kryengritje" në PD, ja çfarë shkeljesh bëri Lulzim Basha

Shqipëria

Pse u bë "kryengritje" në PD, ja çfarë shkeljesh bëri Lulzim Basha

Më: 29 maj 2017 Në ora: 15:03
Lulzim Basha

Kryesia dhe Këshilli Kombëtar janë dy organet qendrore të Partisë që duhej të kishin vënë firmën finale në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit 2017.

Kjo përcaktohet në kreun 4 të Statutit të Partisë Demokratike, ku flitet për funksionimin dhe kompetencat e organeve qendrore të partisë.

Por ndryshe nga sa përcaktohet në Status, lideri demokrat Lulzim Basha i miratoi listat në limitet e kohës për dorëzimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pa u konsultuar me asnjë nga organet vendimmarrëse. Kjo solli lënien jashtë listave të ikonave të Partisë Demokratike, si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Eduard Selami, Arben Imami, etj. Vendim që solli pakënaqësinë e tyre, aq sa këtë të hënë të kërkonin mbledhjen e forumeve të PD-së për të bërë shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së.

Në nenet 37 pika d, dhe 40 pika 3, thuhet se kryetari i Partisë duhej të thërriste Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, të cilat kanë detyrë të propozojnë dhe marrin vendim për miratimin e listës së kandidatëve për deputetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat